Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur mesditën e sotme në rrugët e kryeqytetit duke takuar qytetarë të zakonshëm.
Disa prej tyre kanë kërkuar që të bëjnë foto me Bashën, i cili kaloi në një bar-kafe në qendër të Tiranës.
‘Ta kemi kujtim’’,- thotë një prej qytetarëve i cili shkrep një foto me liderin e PD-së.
Në një video të postuar në ‘Facebook’, Basha shkruan se kemi një vend të mrekullueshëm, dhe Shqipëria meriton një qeveri më të mirë.
