Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllje e rreptë në Greqi, në fuqi deri më 28 shkurt

22:53 / February 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi111 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej orës 6 të mëngjesit të së enjtes në rajonin e Atikës që përfshin kryeqytetin grek dhe gjithë rrethinat e tij me gati gjysmën e popullsisë së vendit, kanë hyrë në fuqi masat shtrënguese shtesë.

Autoritete greke kanë marrë vendim për këtë lockdown të rreptë në një përpjekje për të lehtësuar presionin në rritje në spitale dhe për të ndaluar përhapjen e virusit, pas rritjes se vazhdueshme te rasteve sidomos me variantin britanik te tij.

Gjatë bllokimit të ri, i cili do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt, të gjitha dyqanet me pakicë, floktoret, shkollat, por edhe kishat do të qëndrojnë te mbyllura, me përjashtim të supermarketeve, dyqaneve të tjera ushqimore, pikave te karburanteve, ato te kompanive telefonike dhe farmacive.

Restorante dhe klube janë të hapura vetëm ato qe dërgojnë porosite ushqimore ne shtëpi, apo shërbejnë kafe në dorë jashtë dyqanit.

Bëhet fjale për lockdownin e dytë të plotë në këtë rajon të vendit që nga fillimi i pandemisë, por që nuk krahasohet me të parin, për shkak se sipas të dhënave të policisë rrugore lëvizja e automjeteve në krahasim me ditën e parë të mbylljes në 23 mars të vitit të kaluar, ka qenë 24 orët e fundit 100% më e lartë.

Ndërkohë për të pestën ditë rresht numri i rasteve të përditshme është në shifra shqetësuese. 1327 të prekur janë konstatuar pas testeve t ditës së enjte, është rritur përsëri numri i të intubuarve duke shkuar në 281,ndërsa ka pasur edhe 22 humbje jete nga koronavirusi.

Ndërkohë specialistët po monitorojnë katër zona të tjera të vendit që shfaqen me rritje të barrës virale si Ahaia ne Pelopones, ishulli i Evias , Rrethimno në Kretë dhe Selaniku, ndërsa pritet të marrin masa përkatëse të premten në mbrëmje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Gruaja gjendet gjallë 11 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal

17:00 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

16:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.