Kryeministri Edi Rama ka sjellë mëngjesin e sotëm pamje nga Tropoja duke e sjellë si shembull zhvillimi dhe se ka ende punë dhe për këtë socialistëve u nevojitet mandati i tretë.
“Mirëmëngjes dhe duke iu kujtuar që Tropoja është në Veri atyre që shkruajnë këtu se kurrgjë nuk është bërë për Veriun, si edhe duke ju thënë të gjithëve se shumë më shumë duhet e do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë, ju uroj një ditë të mbarë 😍”, shkruan Rama.
