Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha në Durrës për turizmin: Plani ynë, hapja e 110 mijë vendeve të punës

10:07 / February 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës, ku foli për plan pune dhe angazhime konkrete për turizmin.

“Plani ynë, tejkalimi i krizës së thellë ku është zhytur turizmi. Taksë e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit. Synimi kryesor është që brenda 4 viteve turizmi të ketë një rritje nga 8 në 10%. Rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Kudo në botë, sektori i turizmit u ndihmua nga qeveria. Operatorët turistikë shqiptarë nuk morën asnjë ndihmë. Plani ynë, hapja e 110 mijë vende të reja pune. 8 vjet dështime, 8 vjet premtime të pambajtura. Taksa e sheshtë ndihmon në formalizimin e ekonomisë”, tha Basha.

Gjatë bisedës me sipërmarrës të agjencive turistike, kandidati për kryeministër tregoi me detaje atë çka qeverisja e pas 25 prillit do të bëjë për të kthyer në standardet e duhura turizmin shqiptar.

“Unë e kam nisur me një komunikim të drejtpërdrejt me të gjithë operatorët turistikë në Shqipëri. Për vet rolin që Durrësi ka, ka qenë jo vetëm ndër të parët por dhe ndër konsultat më të vazhdueshme komuniteti juaj, Komuniteti i Operatorëve Turistikë të Durrësit. Analiza e problemeve, analiza e potencialit të vendit, na ka çuar drejtë një plani pune në angazhime konkrete. Besoj se e keni ndjekur shpalosjen dje. Janë objektiva realiste, të zbatueshme, por që pa diskutim në tërësinë e tyre si pjesë e planit, së pari stabilizojnë krizën e thellë në të cilën është zhytur turizmi shqiptar si pasojë e politikave të gabuara dhe goditjeve të njëpasnjëshme që ka marrë prej tyre. Pa diskutim të rënduara në rastin e Durrësit dhe jo vetëm nga tërmeti, por edhe më pas nga pandemia. Shpallja e objektivave është hapi i parë, por asnjë objektiv nuk qëndron aty si një premtim, është një angazhim dhe është një rezultat i proceseve dhe reformave që ne kemi propozuar. Disa prej tyre janë reforma që prekin të gjithë ekonominë, siç është taksa e sheshtë 9%, siç është ulja e çmimit të karburantit, siç është reduktimi masiv i burokracisë, i lejeve, i autorizimeve, i kërkesave që kërkon për çdo sektor që aksesohet nga shteti, duke përfshirë dhe sektorin e turizmit. Siç është çështja e çmimit të karburantit por dhe angazhime të tjera që kanë të bëjnë me të gjithë ekonominë. Një pjesë është e fokusuar te turizmi. Është e fokusuar te turizmi për të theksuar natyrën e turizmit si prioritet kombëtar brenda planit tonë të zhvillimit ekonomik. Dhe këtu objektivat tona janë të qarta. Një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku natyrisht nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve ku bashkë me të volumin në ekonomi është më shumë se dyfish”, – iu tha Basha përfaqësuesve të sektorit të agjencive turistike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.