Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama duhet të kandidonte në Shkodër”/ Nano: Kim s’mund të gjykojë Tom Doshin sikur të ishte Kushtetua

10:55 / February 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nano M
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mustafa Nano, ndërsa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kandidimin e tij në Vlorë e Durrës në zgjedhjet e 25 prillit, duke folur për Mcn TV, ka një mendim ndryshe.

Nano theksoi se do të dëshironte që kretari i Partisë Socialiste të kandidonte në Shkodër për shkak edhe të marrëdhënies pak të vështirë që kjo parti ka pasur me këtë qytet.

“Unë do të doja që kryetari i Partisë Socialiste, përtej emrit Edi Rama të kandidonte në Shkodër, se marrëdhënia këtij qyteti me PS ka qenë pak e vështirë.

Do të doja këtë kandidim, ashtu siç do të doja që edhe kryetari i PD të kandidonte në Korcë ose Vlorë, edhe kjo për të njëjtën marrëdhënie që kjo parti ka me këto qytete.

Zgjedhjet që ka bërë Rama janë të thjeshta, zgjedhje që nuk do të dilte asnjëherë i humbur. As në Shkodër nuk do humbiste gjithsesi.

Mendoj se nuk ka as pse të kandidoj në disa vende edhe pse ligji e lejon, ai mund të kandidojë vetëm në një qark”, u shpreh Nano.

Mustafa Nano thotë ndërkohë se ambasadorja amerikane nuk mund të gjykojë për kandidatë si Tom Doshi, sikur të ishte Kushtetuta shqiptare.

Nano tha se përsa kohë ndaj Doshit nuk ka një vendim gjykate, që e bën të papërshtatshëm për kandidim, atëherë ambasadorët nuk kanë pse ndërhyjnë.

“Kjo është një situatë e çuditshme në dijenë time, biografia e Tom Doshit është e pastër. Ambasadorja flet në bazë të informacioneve, madje jam i prirur të besoj se ai informacion është i saktë.

Gjithsesi, ajo nuk është Kushtetuta. Unë nuk e dua Tom Doshin në parlament për arsye të tjera, sepse nuk është intelektual aq sa duhet, por jo sepse ai ka abuzuar ose është i korruptuar.

Gjykata s’na ka thënë se Tom Doshi është i komplikuar. Ambasadorët nuk duhet të mbërrijnë në këto nivele”, tha Nano.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.