Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ulje temperaturash deri në -15 gradë celsius, reshje bore dhe në Tiranë

11:34 / February 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
acari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me sa duket dhe Tirana e qytete të tjera do t’i gëzohen borës këtë fundjavë, teksa priten temperatura tepër të ulëta.

në ditët në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin edhe në minus 15 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore vlerat minimale pritet të zbresin edhe në minus 5 apo minus 6 gradë celsius.

“Ndërsa maksimumet pritet të luhaten nga vlerat 7-8 gjatë ditës së shtunë, ndërsa të dielën një rënie më e ndjeshme e tyre duke zbritur në vlerat 4 gradë celsius në vlerat maksimale.
Po, gjatë kësaj fundjave pritet që reshjet e dëborës të përfshijnë vendin tonë. Që në orët e para të ditës së shtunë pritet që mbi 400 metër nga niveli i detit të kemi reshje dëbore, ndërsa e shtuna pasdite duke qenë se vijon rënia e ndjeshme e vlerave termike pritet që të zgjerohet hapësira e reshjeve të dëborës duke bërë që të përfshihen dhe zonat e ulëta, duke përfshirë dhe kryeqytetin, Tiranën, reshje që do të jenë prezent deri paraditen e ditës së diel”, tha Akil Osmani, i Meteoalb.

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta pritet të zgjasin dhe përtej të hënës dhe të martës, duke bërë që të kemi 6 deri në 7 ditë me temperatura ekstremisht të ulëta dhe në zonat e thella malore ta tejkalojnë -16, -17 gradë celsius.

Sa i përket Kosovës, e cila këtë javë do të ketë votime, Osmani tha se edhe vlerat maksimale do të jenë negative.
“Në Kosovë, në orët në vijim mbetet me kushtet e motit të qëndrueshëm, fundjava me reshje dëbore dhe temperatura shumë më të ulëta. Pritet që 24 orëshi gjatë ditës së shtunë dhe të diel dhe vlerat maksimale të jenë negative deri në 0 gradë celsius”, tha Osmani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.