Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rinas/ Nëna dhe djali drejt Anglisë me dokumente false, ja si i zbuloi policia

11:51 / February 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
false
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënë e bir kanë tentuar të largohen nga Shqipëria me dokumente false. Ata do të udhëtonin drejt Turqisë, prej nga me dokumente slovene identifikimi false do të shkonin drejt Anglisë.

Të njëjtin itinerar me ta do të ndiqnin dhe dy të rinj të tjerë. Atyre u janë gjetur dokumentet në trup dhe pas verifikimeve rezultoi se ishin false.

NJOFTIMI I PLOTE
                           

Evidentohen dhe goditen 4 raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, të cilët kishin si destinacion fillestar Turqinë e më pas udhëtimin drejt Anglisë.

Sekuestrohen 4 karta identiteti, 1 pasaportë,   3 leje drejtimi të huaja të cilat rezultuan të falsifikuara.  

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e këtyre rasteve, është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e 4 rasteve të tilla. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Falsifikimi i dokumentave”, shtetasit:  

F. R. 21 vjeç, dhe A.G., 22 vjeç, të cilët, pasi kanë paraqitur pasaporta shqiptare dhe bileta me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, secilit i janë gjetur të fshehura në këllëfët e celularëve, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimit në laborator rezultuan të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, në bazë të dyshimeve të krijuara, janë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë dhe më pas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

N. H., 16 vjeç, i cili pasi ka paraqitur pasaportën shqiptare dhe biletë me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë i janë gjetur të fshehura në trup një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimeve në laborator kanë rezultuar të falsifikuara.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasen L. H., e cila udhëtonte me djalin e mitur, me destinacion Turqinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën të fshehura një kartë identiteti dhe një pasaportë sllovene me foto të ngjashme me djalin e saj, të cilat rezultuan të falsifikuara.  
 
Policia Kufitare e Rinasit do intensifikojë më tej kontrollet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , duke bashkëpunuar me autoritetet doganore dhe ato të aeroportit të Rinasit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.