Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni i SPAK në Krujë, të arrestuar ish-të dënuar, si hynë në kontakt me gjykatësen Enkeleda Hoxha

12:27 / February 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje zbardhen për operacionin e SPAK ditën e djeshme në Krujë, ku u vunë në pranga 10 persona, mes tyre gjykatësja Enkeleda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanËeb” se Altin Skëndaj i cili është arrestuar dje për korrupsion është një ish-i dënuar për vrasje.

“7 muaj më parë është liruar me kusht nga Gjykata e Krujës dhe nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Duke qenë se ai ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës kishte krijuar njohje me Saimir Petanin. Kur është liruar me kusht, ka kontaktuar vëllain e Saimirit, Bledarin dhe kanë rënë dakord që të ndërhynin pranë gjykatës për të liruar atë. Nëse Saimir Petanit i bëhej ulja e dënimit do i mbeteshin dhe 7 muaj burg.

Ata kanë marrë kontakte me avokatin Aldo Tabaku. SPAK thotë se ka të filmuara të gjitha bisedat mes palëve, takimet fizike por edhe bisedat telefonike dhe komunikimet në rrjetet sociale. Dje gjykata dhe pse e kishte marrë urdhër arrestin, ka pritur deri sa ajo të hynte në sallën e gjyqi, për të firmosur uljen e dënimit për Saimir Petanin dhe më pas të arrestonte gjyqtaren. Sipas SPAK, gjyqtarja ka përfituar para në këmbim të vendimit”, raportoi Lala.
Sa i përket dy vëllezërve Nezaj të arrestuar, Lala tha se hetimi ka nisur për Gentian Nezaj i cili vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

“Ai ishte ekstraduar në burgun e Fushë-Krujës dhe kërkonte që të vuante dënimin e mbetur në shtëpi. Ai kishte rënë në kontakt me Isuf Tonuzin dhe ky i fundit me avokatin Aldo Tabaku.
Në shtator Nezaj e ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për liri me kusht. Sekretarja Mallkuçi kujdesej që këto çështje të shkonin tek gjyqtarja Hoxha. Dhe pse paratë janë paguar, Nezaj nuk është liruar në muajin tetor.
Ish-të dënuar në burgun e Fushë-Krujës pasi liroheshin me kusht nga kjo gjyqtare, lidhnin kontakte me Aldo Tabakun për shkak të marrëdhënies me gjyqtaren”, tha gazetarja Lala.

Ndërkohë që nga ky hetim i nisur për korrupsionin në sistemi ne drejtësisë, SPAK arriti dhe në një çështje tjetër korruptive. “Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të mjekut Prifti. Ai ishte pjesëmarrës në një bisedë me sekretaren Mallkuçi e cila kishte deklaruar se kishte paguar ryshfet tek mjeku për një operacion të nënës.
“Gjatë kontrollit të 16 banesave, SPAK është gjendur para një momenti të pakëndshëm kur janë zbuluar në banesën e tij 200 mijë euro dhe 160 mln lekë dhe në zyrë 50 mijë euro. Dhe pse nuk e konfirmon zyrtarisht, burime pranë SPAK thonë se janë duke rishikuar qëndrimin e tyre sa i përket mjekut Prifti. Ditën e nesërme do të jetë dhe rivlerësimi i masave nga gjykata, kur do dëgjohet dhe prokuroria”, tha Lala./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.