Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj zbuloi sasinë e vaksinave që pritet të vijnë në 15 shkurt në Shqipëri.
Skënder Brataj tha se ditën e hënë pritet të vijnë nga Pfizer 7 mijë vaksina.
“Vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtur nga pandemia. Por për fatin e mirë dolën disa dhe jo vetëm një. Sepse pati një përqëndrim të botës së pasur për të zgjidhur një problem botëror. Ritmi i prodhimit të vaksinës u mbështet mbi eksperiencën e MERS-it dhe Ebolës. Mirëpo me daljen e mutacioneve të reja u ngjallën dyshime, por për fatin e mirë ajo ka efekt. Ne nuk e prisnim që në janar të vinin dozat e para. Por ja ku jemi kur të hënën do të vijnë 7 mijë vaksina“, tha Brataj për ‘Java në RTSH’.
