Sherr me teologut Arian Curri dhe analistit Julian Zyla. Në studion e emisionit “Zonë e lirë”, Curri i ka përmendur Zylas, sipas tij një biznes që ai dikur e kishte nisur por i kishte falimentuar.
‘Thumbi’ nuk u prit mirë nga ana e Zylës, i cili i ka përmendur detaje intime nga jeta personale, duke e pyetur disa herë nëse ishte i “dashuruar” me një djalë. Gjithshtu analisti shtoi se kishte kontrolluar në Instagramin teologut, dhe kishte gjetur profilet e 35 meshkujve në poza “provokuese”.
Kaq ka mjaftuar për të ngritur tensionet edhe nga pala tjetër. Curri i ka përmendur familjen, duke u shprehur se bashkëshortja e Zylës, ankohet tek miqtë e tij për marrëdhënien në çift dhe atë intime.
I vetmi që ka ndërhyrë për të ndërprerë debatin ishte avokati Adriatik Llapaj, i cili u kërkoi protagonistëve të qetësoheshin, ndërsa moderatori Arian Çani, e cilësoi veten si të pamoralshëm dhe rrjedhimisht të pafuqishëm për të ndaluar sherrin. Fundin debatit ia ka dhënë Curri, i cili është shprehur se është gati që të kryejë marrëdhënie seksuale në prani të Zylës për të vërtetuar orientimin e tij.
PJESË NGA BISEDA:
Zyla: Dua t’i bëj një ndjesë publike Çurit se herën e dytë që e takova nuk e mbajta mend. Ishte hera e fundit, se më pas e mbajta mend. Duhet të të kërkoj falje dy herë. I kërkoj ndjesë publike.
Çuri: Herën e dytë kur më ke parë ke qenë me një motor të vogël Scuter dhe më tha Iljazaj se ka Zyla një kompani sallatash, shpërndante sallata bio, sallata ruse, kineze, falimentoi. Shpërndarës sallatash i jashtëzakonshëm.
Zyla: Përsa i përket punës, unë jo vetëm që nuk komplesohem, por isha student dhe punoja. Unë nëse do kem dëshirë dhe nëse do dështoj, do ringrihem dhe nuk ka asnjë person që bën mirë kur kërkon të bëjë qesharake një person që ka të bëjë me punën.
Çuri: Ti u fute në histori personale.
Zyla: Çuri nuk bën mirë të rikudilizojë punën time. E ka kot…
Çuri: A është gënjeshtër apo e vërtetë që ke pasur një kompani sallatash bio?
Zyla: Kur kam një ide biznesi e realizoj. Njerëzit do bëhen kuriozë dhe do shohin kë ndjek ai në Instagram. A dashuron ndonjë mashkull? Është koicidencë që ke 35 meshkuj në Instagram?
Llapaj: O Çani, i shërben modelit të vjetër kjo padashje
Arian Çurri: Ai u fut në dhomën time të gjumit. Ti je mashkulli më impotent, është bërë legjendare në rrjet. Shokët e tu… A u more me krevatin tim…
Julian Zyla: Kam një vajzë 2-vjeçe
Arian Çurri: Vajza nuk ka lidhje fare.
Llapaj: Është orar familjar o Çani.
Arian Çurri: Po të intereson jeta ime personale jam i nderuar. Po gruaja jote shkon dhe ankohet tek shokët e tu se nuk iu shkojnë punët mirë. Ai u fut në dhomën time të gjumit. Unë vëlla besoj se nuk ka orientime seksuale, ka njerëz që dashurohen. Nuk kam dashuruar djem. Ata që kam në Instagram jam rritur me ata. Ti ke patur dhe ke kriza të jashtëzakonshme në familje. Je mashkulli më impotent… Këto nuk i kam nga Instagrami, i kam nga shokët e tu. Ti si dole në atë konkluzion vetëm nga Instagrami im? Ty po të intereson kaq shumë jeta ime seksuale jam i nderuar. Një sfidë do i bëj Julianit, të sjelli një femër të preferencës së tij dhe unë në sy të Julianit do kryej një akt seksual që të bindet për orientimin tim.