Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Ai tha se në rrafshin e reformës fiskale i qëndron me vendosmëri angazhimit të PD-së për taksën e sheshtë 9%.
“Uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë. Me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale”, tha Basha.
Ai shtoi gjithashtu edhe taksë 9% dhe për kontributet shoqërore. “Taksa e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18%, ulja e çmimit të karburantit, e patë besoj studimin e fundit, ju nuk jeni habitur, as ne nuk jemi habitur sepse ne kemi 3-4 vite që e kemi betejë të përditshme por shumë kush mund të jetë habitur kur e ka parë Shqipërinë në krye të tre vendeve të botës për çmimin e karburantit, krahë për krahë Singaporit dhe Suedisë”, tha Basha.
