Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I mbani mend vëllezërit arbëresh 26 vite më parë në Festival? Ja çfarë bëjnë sot

12:31 / February 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cosimo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fesivalin e 1994 për herë të parë morën pjesë edhe arbëreshët. Ishin vëllezërit Scaravaglione të cilët kishin fituar festivalin e arbëreshëve dhe të drejtën për të marrë pjesë në festivalin e 33-të të RTSH-së në Shqipëri.

Kënga e Francesco, Cosimo dhe Damiano “Një serenatë për ty” u prit mjaft mirë nga publiku i kohës. Po ku janë sot ata, 26 vite më parë.

“Për ne Shqipëria ishte si një mirazh, një vend “i largët” të cilin e shihnim me kuriozitet për ta zbuluar. Të dish që përtej Adriatikut ekzistonte një komb që fliste gjuhën tonë, edhe pse me ndryshime për shkak të kohës dhe largësisë, një komb nga i cili vinin paraardhësit tanë, nxiste dëshirën ta njihje dhe ta shihje. Do të thosha një zhytje në të shkuarën për të nxjerrë emocione dhe njohuri”, rrëfen Cosimo.

Cosimo në një intervistë së fundmi thotë se dëshiron të kthehet sërish në festival duke kujtuar dhe suksesin e atyre viteve.

“Nga Shqipëria në të shkuarën kemi pasur propozime të ndryshme nga shoqata shqiptare dhe ftesa për pjesëmarrje në disa evente muzikore, që për arsye të ndryshme, sidomos pune, na është dashur të heqim dorë. Shpresojmë që në të ardhmen të kemi raste të tjera për të përdorur. Do ishte bukur të rikthehemi në Tiranë, ndoshta pikërisht në një festival për të rijetësuar atë “zhytjen” në të shkuarën dhe për të shijuar freskinë e të tashmes”, thotë ai.

Ata jetojnë në Kozenca, fshati i arbëreshëve dhe vijojnë të merren me muzikë. Këtë vit do të sjellin edhe një album të tyre ku kryefjalë janë këngët arbëreshe.

90999706 3212855255404969 1753847528794619904 o

“Po, i njohim shumë mirë këngët e vjetra duke nisur me “Vjershë” e famshme dhe tani pothuajse plotësisht të harruara dhe ndoshta edhe më pak të vlerësuara, të cilat janë baza e këngëve të vjetra arbëreshe. Siç e thashë dhe më lartë, meqenëse mesa duket ne jemi grupi i vetëm që nuk është përpjekur t’i ripunojë këto këngë ende, planifikojmë të përfshijmë të paktën gjysmën e këngëve në CD-në e re. Sa i përket traditave, për fat të keq në vendin tonë nuk ka më atë ndjenjën e përkatësisë në këtë pakicë gjuhësore, ka shumë indiferencë për të dhe sa më shumë kalon koha, aq më pak ka dashuri për gjuhën dhe traditat. Kjo ndoshta dhe për faktin se vendi ynë, Spezzano Albanese është ndër vendet arbëreshe më të “hapur” nga pikëpamja e territorit në vendet e tjera përreth (thjesht kalabrezë) dhe kjo do të thotë që shkëmbimet shoqërore dhe kulturore ndikojnë në karakteristikat e grupit etnik arbëresh. Në vendet e tjera (më shumë “të mbyllura”) kjo ndodh më pak”, thotë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.