Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shqipëria pushtohet nga moti arktik, bora mbulon edhe Shëngjinin

12:41 / February 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri ka mbërritur i ftohti arktik, teksa termometri ka shënuar vlera negative që në orët e para të së shtunës. Në disa zona ka pasur reshje bore gjatë natës duke sjellë dhe vështirësi në qarkullim.

Dibra dhe Korça janë mbuluar nga bora teksa bëhet e ditur se ka duhet të ketë kujdes në rrugët për në zonat turistike si Dardha dhe Voskopoja.

Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në Qafën e Qarrit, rrugën e Dardhes, rrugën Voskop – Voskopoje për mjetet e vogla. Udhëtarët që i zgjedhin këto destinacione për të pushuar duhet ta kenë parasysh.

Ndërkohë që rruga rurale Shtylle-Panarit vijon të mbetet e bllokuar. Ndërsa në zonat malore të Dibrës raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshtra. Ndonëse kontraktorët janë në rrugë për pastrim dhe kriposje, rreshjet vazhdojnë në disa zona të shoqëruara edhe me erë.

reshjet e borës kanë nisur dhe në Shkodër, zonë e cila është ende nën pushtetin e ujit.
Kanë nisur në mesditë reshjet e borës në Shkodër duke e rënduar edhe më gjendjen në zonat e përmbytura. Përveç problemeve me ujin, tani po shtohen problemet me temperaturat e ulëta që vështirësojnë situatën, mjaft të rënduar prej mëse 5 javësh. Bashkia e Shkodrës ka raportuar mëngjesin e të shtunës se janë mbi 5 mijë hektarë tokë nën ujë në gjithë qarkun. Po ashtu janë mbi 100 shtëpi në ujë dhe ka vështirësi të mëdha në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur mëngjesin e sotëm se gjatë natës kanë filluar reshjet e borës në Qarkun e Kukësit, në Qarkun e Dibrës, në Qarkun e Korçës, në Qafë Mali-Fierzë, në akset e Sarisalltikut dhe Steblevës, shoqëruar me temperatura të ulëta.

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve. Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, Voskop-Voskopojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Vazhdon puna me mjete borë pastruese. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Edhe në qarkun e Tiranës rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik.

Stuhia e borës ka përfshirë edhe bregdetin, teksa na vijnë këto pamje nga Shëngjini.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.