Policia e Dibrës bën të ditur se ka nisur hetimi për dy specialistë të pyjeve me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas burimeve zyrtare ata lejuan prerjen pyjeve në zonën e Selishtës në kundërshtim me ligjin.
NJOFTIMI
Procedohen penalisht dy specialistë pyjesh për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik e Financiar, në DVP Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve : H.Sh., 53 vjeç, Sh. LL., 29 vjeç, banues në Dibër, (të dy me detyrë Specialisit Pyjesh Njësia Administrative Selishtë).
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi nga kryrja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rrezultuar se duke qenë me detyrë Specialist Pyjesh në Njësinë Administrative Selishtë, nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore që kanë për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjejeve në sektorin përkatës të Njësisë Administarive Selishtë dhe si pasjojë kanë lejuar që disa persona të kryejnë dëmtime masive të pyjeve në këtë zonë duke u sjellë atyre përfitime materiale të padrejta si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.
Vepra penale “Shperdorimi i detyrës”.
