Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E trishtë/ COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku

13:08 / February 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vdekje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi i ka marrë jetën mjekut Fatos Zaçe.

Urdhri i Mjekut Durrës shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut, ku edhe shkruan: “Covid-i i frikshëm na rrëmbeu një nga specialistët tanë të shkëlqyer”.

Reagimi:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mjekut ligjor, doktor Fatos Zaçe, pas një lufte të vështirë për të përballuar Covid -19, në një nga spitalet e Madridit.

Një lajm i hidhur për bluzat e bardha, na dërgon bashkëshortja e tij, doktoreshë Dhurata Zaçe.

Doktor Fatos Zaçe u lind në një familje qytetare korçare. Mbaroi fakultetin me rezultate të larta. Më pas filloi profesionin e bukur të mjekut, larg Korçës, në Kukësin e largët. Aty punoi me përkushtim dhe humanizëm të lartë, për 11 vite rradhazi në Pediatri.

Dashuria dhe mirënjohja e qytetarëve të Kukësit do e shoqëronin gjer sa dha jetën. Aty krijoi dhe familjen me bashkëshorten, doktoreshë Dhuratën. Më pas u specializua në shërbimin e Mjekësisë Ligjore. Ai punoi në spitalin e Elbasanit dhe për gati 20 vitet e fundit në Durrës. Para një viti doli në pension dhe shkoi të banojë në Madrid tek vajzat e tij.

Doktor Fatosin do ta kujtojmë si një mjek të përkushtuar, studiues e pasionant në detyrë, i ndershëm në specialitetin e vështirë të mjekut ligjor. Ai ishte bashkëshort e prind shembullor, i dashur me kolegët. Urdhëri i Mjekut, Durrës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij doktoreshë Dhuratës, fëmijëve, kolegëve.

Covidi i frikshëm na rrëmbeu një nga specialistët tanë të shkëlqyer. Lamtumirë doktor Fatos Zaçe.

U prehsh në paqe! I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.