Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Thirren në Prokurori kreu i PD-së Shkodër dhe disa anëtarë të Kryesisë

13:14 / February 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6027c271e62eb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë i kujtojmë vënien e zjarrit dhe tensionit në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër përpara votimeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli, disa anëtarë të kryesisë së PD dhe afro 10 qytetarë të thjeshtë, simpatizantë të PD janë thirrur pak ditë më parë në prokurorinë e rrethit gjyqësor.

Kujtojmë se në shkollën “Shejnaza Juka” disa prej materialeve zgjedhore të vendosura aty u dogjën pas një proteste të zhvilluar duke qenë se asokohe PD nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe në këtë mënyrë tentoi që të mos lejonte zhvillimin e atyre zgjedhjeve vetëm me pjesëmarrjen e PS dhe aleatëve të saj. Pas asaj proteste ku u dogjën materialet zgjedhore policia arrestoi disa persona mes të cilëve edhe eksponentë politik dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë disa të tjerë.

Kreu i PD Shkodër Amuli në deklarimin e dhënë në prokurori ka deklaruar se ajo protestë në shkollën “Shejnaze Juka” dhe djegia e materialeve zgjedhore nuk kanë qenë një organizim i PD Shkodër por një irritim i qytetarëve të thjeshtë që kanë bërë ato veprime. Kryedemokrati i Shkodrës ka deklaruar gjithashtu në prokurori se çdo herë kur PD Shkodër ka patur protesta apo organizime të tjera është njoftuar përmes deklaratave zyrtare për shtyp ndërsa në atë rast nuk ka patur një deklaratë të tillë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.