Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama tha se është arrestuar, mjeku Edvin Prifti: Lapsus ose urdhër

14:14 / February 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edvin prifti ne news 24 770x403 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i QSUT, Edvin Prifti, reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi lajm të mirë faktin që SPAK i ka sekuestruar shumën e madhe të parave në shtëpi dhe zyrë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e News24 dhe BalkanWeb, Klodiana Lala, mjeku Prifti u shpreh se deklaratat e kryeministrin duhet t’i komentojë i gjithë publiku, ndërsa shtoi se ato mund të kenë qenë lapsus.

“Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Në rast se nuk ka qenë në dijeni, por thjesht është lapsus, gjë që do dëshiroja ta besoja, pasi mendoj se mund të ketë qenë lapsus, në të kundërt mund të ketë një urdhër që ai iu ka dhënë prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare. Nuk di ta them nëse është presion, urdhër apo lapsus, por kjo gjë do të vërtetohet tani, sapo të hyj në gjykatë. Unë jam Edvin Prfiti, jam këtu, pas një kontributi të jashtëzakonshëm në shëndetësinë shqiptare, që në vitin 2006, sepse e gjeta vendin me dy chartera që mbusheshin për të shkuar në Turqi për operacion. Sigurisht që unë kam mbajtur qëndrimet e mia dhe do t’i mbajë. Unë kam qenë ai që denoncova Covid-19, teksa njerëzit flisnin për një grip të thjeshtë. Kam qenë ai që kam qenë në mbrojtje të studentëve, kam dhënë kontributet e mia për një reformë në shëndetësi”, u shpreh mjeku.

I pyetur nga gazetarja Lala nëse ka pasur njohje me sekretaren e Gjykatës së Krujës, mjeku Prifti deklaroi se “Unë kam pasur kontakte në korrik të vitit të kaluar, kur i kam operuar të ëmën. Kam pasur kontakt edhe në nëntor, sepse e ëma ishte sëmurë me Covid, dhe ma solli për vizitë”.

Ndërkohë, pyetjes se “Ju ishit zëri kundër për pandeminë dhe mënyrën si u menaxhua, mendoni se ka ndikuar në situatën ku jeni sot?”, mjeku i QSUT iu përgjigj “Kjo pyetje nuk është për mua. Unë mendoj të jap kontributin tim për shëndetin e qytetarëve, fëmijëve. Çdo njeri jep mendimet e veta, pastaj iu takon strukturave ta pranojnë apo jo. Nëse ka reaksione në funksion të kësaj, pastaj kjo është një pyetje që duhet t’ua bëni të tjerëve”./ Balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.