Greqia ndalon hyrjen e mjeteve të rënda nga pikat kufitare me Shqipërinë.
Njoftimin ia ka transmetuar pala greke atyre shqiptarë, duke bërë me dije se për autoveturat do të lejohet vetëm kalimi me zinxhirë.
Moti i acartë ka përfshirë disa shtete në Ballkan, përfshi edhe Greqinë fqinje.
Policia Kufitare e Kakavije i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit.
