E pyetur se çfarë mendon për djemtë që kërkojnë nuse të virgjër, moderatorja Aulon Musta shpërtheu e revoltuar teksa ishte e ftuar në emisionin ‘EXPULS’.
“Të flasësh akoma për virgjërinë… nuk e di domethënë! O prindër, o nëna, e di që e keni të vështirë, por edukojini ato vajza e ato djem. Në thumb kemi bërë diçka për virgjërinë, qepjen.
Shumë nga këta djem mendojnë që marrin nuse të virgjër, por në fakt nuk janë dhe aq të virgjëra . Është për të qarë e të qesh që ende vajzat qepen, sepse në këtë mënyrë duan të gënjejnë meshkujt. Dhe nëse meshkujt duan të gënjehen në këtë mënyrë, atëherë me bëhet shumë qejfi për ta. Le te vazhdojnë ta kërkojnë”- u shpreh ajo.
