Territori shqiptar mbetet i përfshirë nga masat ajrore të ftohta, që do të diktojnë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Por herë pas here në skajin verior dhe Juglindor vranësirat do të krijojnë mundesi për reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -17°C deri në 5°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
