Situata në vendin tonë vazhdon të mbetet e rënduar, numri i personave të infektuar dhe atyre që nuk e kanë fituar betejën me virusin vazhdon të jetë në rritje.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se ka marrë vendimin më të fundit.
Ministrja njofton se do hapen dy spitale të reja COVID-19 në Durrës dhe Shkodër.
Manastirliu: Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Do aktivizojmë nga sot, spitalet rajonale. nisim me Durrësin e Shkodrën. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë.
