Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me regjistrimin e Partisë SocialDemokrate që drejtohet nga Tom Doshi. Për këtë të fundit ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar që të mos kandidojë.
Në reagimin e KQZ thuhet se në partinë e regjistruar kryetar nuk rezulton Doshi por Ëngjëll Bejtja.
“Pas depozitimit te kerkeses per regjistrim, KQZ i ka kerkuar partise PSD plotesim dokumentacioni. Sipas dokumentacionit te plotesuar kryetari i PSD rezulton , Engjell Bejtaj”, thuhet në reagimin e KQZ të shoqëruar dhe me dokumentin e regjistrimit.

