Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Erjona Rusi, mungoi ditën e sotme në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Në fillim të emisionit, ajo u lidh në lidhje “Skype” me kolegun e saj, Flori Gjini, ku tha se ende nuk e di se është apo nuk është e infektuar me Covid-19.
“Më dhemb shumë koka dhe kam patur pak temperaturë. Më ethet që të premten në darkë, të dielën nisën më keq. Mund të jetë edhe grip i zakonshëm. Nuhatjen dhe shijen nuk e kam humbur. Do ta mësoj nëse kam Covid apo jo, nuk mund të rikthehem në punë pa e ditur nëse jam e infektuar me Covid apo jo”, tha Erjona.
Moderatorja e njohur shtoi se mund të jetë edhe grip i zakonshëm, i cili duket se në kohë pandemie është harruar.
