Ambasadori austriak në vendin tonë, Johan Sattler mendon se opozita gaboi me dhunën në protestën e së shtunës.

Në Twitter ai shkroi se gjithçka ishte mirë, derisa nisën të fluturonin gurët.
“Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna. Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa nisën të fluturonin gurët. Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale”, shkroi Sattler në profilin e tij.
