Sot në Shqipëri u shënuan 775 raste të reja me koronavirus dhe 12 humbje jete. Bilanci i të infektuarve në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të ndjeshme krahasuar me ditën e djeshme, por edhe të kaluara ku shifrat kanë qenë alarmante.
Por çfarë ka ndikuar sot në uljen e numrit të personave që janë zbuluar se janë prekur me COVID-19? Përgjigja është e thjeshtë nëse i hedh një sy të shpejtë tabelës me shifrat e të infektuarve në shkurt, që ka qenë një muaj i zi.
Rekordi i infektimeve u arrit në datë 9 shkurt, datë kur u regjistrua edhe numri më i madh i testeve që janë bërë brenda 24 orëve. Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë bërë vetëm 2698 testime, ky është numri më i ulët i tamponëve brenda këtij muaji për 24 orë dhe si rezultat ka ardhur edhe numri i ulët i zbulimit të personave që janë infektuar me sëmundjen.
Pra përgjigja është e thjeshtë, ulja e numrit të testimeve solli edhe uljen e numrit të zbulimeve me infeksion. Shifrat e humbjeve të jetëve nuk kanë pësuar luhatje në javën e fundit. Kapacitetet e spitaleve po shkojnë drejt ezaurimit.
Muaji shkurt
1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete
7 shkurt-4254 testime, 569 të shëruar, 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete
8 shkurt-3485 testime, 684 të shëruar, 953 raste të reja dhe 12 humbje jete
9 shkurt-4562 testime, 805 të shëruar, 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete
10 shkurt-4083 testime, 683 të shëruar, 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete
11 shkurt-4092 testime, 746 të shëruar, 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete
12 shkurt-3982 testime, 881 të shëruar, 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete
13 shkurt-3994 testime, 740 të shëruar, 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete
14 shkurt- 3885 testime, 781 të shëruar, 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete
15 shkurt- 2698 testime, 972 të shëruar, 775 raste të reja dhe 12 humbje jete
