Kryeministri Edi Rama ishte mëngjesin e sotëm në Durrës ku inspektoi një nga banesat e rindërtuara nga tërmeti tragjik i nëntorit të 2019.
Teksa Rama po bisedonte me të zotin e shtëpisë, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u vetëofrua për t’u mbushur gotat, megjithatë e shprehu hapur pakënaqësinë që i la “puna”.
Pjese nga biseda:Arben Ahmetaj: Edhe iu shërbejmë…
Edi Rama: Shërben ai se…E zonja e shtëpisë: Është më i ri ai!
Arben Ahmetaj: Po ç’i ri ziu unë…
