Menjëherë zbardhet arsyeja e dorëheqjes së papritur të Prençit, pasi sipas burimeve do të kandidojë në zgjedhje nën siglën e LSI në Durrës.
Shemsi Prençi ka dhënë Këshilltar i Presidentit për Emergjencat Civile pasi do kandidojë në zgjedhjet parlamentare më 25 prill nën siglën e LSI në zonën e Durrësit.
“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen. E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, shkruan Meta.
