Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar mbrëmjen e sotme për arrestimin e mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.
Sipas tij, arrestimi ishte i tepërt pasi mjeku nuk është një kërcënim publik.
“Së pari, më vjen keq për gjithë situatën e krijuar. Mund të mos kishte më qenë kaq shumë mediatikisht e mbuluar saç u bë. Hetimet duhet të vazhdojnë, patjetër, për të gjetur kush është e vërteta. Unë shkoj me atë parimin, je i pafajshëm deri në momentin që vërtetohet se je i fajshëm. Është parim juridik ky dhe ato prangat aty mund të ishin plotësisht të evitueshme sepse nuk është një kërcënim publik. Nuk jam një ekspert juridik por ishte një mesazh krejt tjetër. Hetimet duhet të vazhdojnë atje ku duhen bërë. Kjo mu duk tejet e tepërt duke patur parasysh elementë të ndodhur më parë”, shprehet Alimehmeti për Ora News.
