Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga stadiumi “Air Albania” se pritet një marrëveshje për 360 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Astra Zeneca. Rama tha se për 1 mijë persona vaksinimi mbyllet këtë javë, teksa nesër do të nisë dhe në Vlorë.
“Do të vaksinojmë personalitetet që janë të moshuar. Nesër do të nisë vaksinimi anti-Covid në Vlorë. Presim të firmosim marrëveshjen me AstraZeneca për 360.000 doza”, tha Rama.
Ai reagoi dhe për ndarjen nga jeta të babait të dy vajzave dhe vëllai i ish-deputetit, të cilat thanë se të ndjerit nuk iu ofrua asnjë shërbim.
Në një deklaratë para mediave, kreu i qeverisë theksoi se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie.
Sipas motrave, mbesat e ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli, babait të tyre, Rifat Lalo, nuk iu dha shërbim në spitalin Infektiv, ndërsa deklaruan se ai qëndroi në karrige për disa orë dhe më pas ndërroi jetë.
“Po flasim për dy raste të ndryshme. Zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, njerëzve iu dha informacion gjysmak si ato dy zonjat që qanë për humbjen e babait te spitali. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Rastet e abuzuesve dhe batakcinje si rasti që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare. Këto njollosin bluzat e bardha. Të gozhdohen nga balta. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje, mos i ndodhtë kujt. I kuptoj se nga dhimbja çdo gjë ia faturojnë mjekëve.”, tha Rama.
