Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duan të bëhen deputetë, Kryemadhi piketon edhe vajzën e të arrestuarit nga SPAK

17:39 / February 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ada Demiri monika kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fëmijët e të paktën pesë ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. Disa ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shfaq në shtëpinë e Ada Demirit, në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë, ku e prezantoi si kandidate për deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Dua ta falënderoj Adën, e cila pranoi që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Kryemadhi.

Kandidatja e LSI-së është e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 sa bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Demiri u la më pas në arrest shtëpie.

Në janar të këtij viti, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi Aldi Fushën si kandidat për deputet të LSI-së në njësinë numër 2 në Tiranë. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi dosjen e verifikimit dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë. Në këto zgjedhje, po kandidon për deputete nën siglën e subjektin politik “Nisma Thurje” edhe Rudina Hajdari, e bija e gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Vetingut, në qershor të vitit 2020.

Zonja Hajdari u shkarkua si gjyqtare e Apelit në Tiranë pasi nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 1 milionë USD si dhe për fshehjen e bllokimit të vizës amerikane. Ndërkaq, Çlirim Gjata është konfirmuar si pjesë e pretendentëve të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Tiranë. Gjata është i biri i ish-gjyqtarit Rustem Gjata, i denoncuar edhe nga At Zef Pllumi për pjesëmarrje në gjyqet e diktaturës. Në vitin 2019, Çlirim Gjata aplikoi për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, por më pas u tërhoq nga gara.

Partia Demokratike ka përfshirë në listën e pretendentëve për kandidat për deputetë në Durrës, Enri Çenon, djalin i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsion dhe i shkarkuar nga Vetingu për mashtrim, fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë. Partia Demokratike tentoi të përfshinte në listë edhe ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, por u tërhoq pas një mesazhi të fortë të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim./Adriatik Doci/ Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.