Aurela Gaçe foli edhe për suksesin e saj dhe sakrificat që ka bërë.
Sigurisht që një artist kalon shumë gjëra në karrierën e tij por ajo që i ka mbetur në mëndje Aurelës ishte pikërisht largimi nga vajza e parë Greis, kur kishte vetëm 40 ditë që ishte bërë nënë.
I është dashur të udhëtojë drejt Amerikës për të finalizuar një kontratë të firmosur një vit më parë. Ajo tregoi që kjo ka qenë sakrificë shumë e madhe dhe e ka përjetuar duke u përlotur sa herë e pyesnin: “Si është vajza?”.
