Policia e Tiranës bën të ditur se ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët në rrjetet sociale dhe median e shkruar kanë përhapur informacione të rreme për një mjeke.
Bëhet fjalë për dy motrat të cilat denoncuan në media se babait të tyre nuk i ishte shërbyer dhe ndërroi jetë. Bëhet fjalë për motrat Lalo, vajzat e të ndjerit Rifat Lalo.
Lexo edhe- Iu vdes babai në Infektiv, dy vajzat plasin bombën: E lanë në karrige, mos i sillni prindërit këtu
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.
