Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji i ri për sigurimin e makinave: Afatet e reja për dëmshpërblimin në rast aksidentesh, si për drejtuesin edhe pasagjerët

20:47 / February 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas më shumë se 5 vjet përpjekje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tashmë është zyrtarizuar projektligji për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve.

Drafti ka nisur shqyrtimin në komisionet e posaçme parlamentare dhe sjell një sërë risish, ku ndër më kryesoret kanë të bëjnë me rritjen e vlerës së dëmshpërblimeve dhe shkurtimin e afateve të marrjes së tyre.

Sipas  projektligjit, tashmë dëmshpërblimet për dëmet ndaj personave do të bëhen brenda 90 ditëve , ndërsa ato ndaj pronës janë parashikuar të kryhen nga kompanitë brenda një periudhe 30 ditore.

Ndërsa më i reduktuar është parashikuar afati për dëmet me vlerë të vogël deri në 100 mijë lekë brenda 14 ditësh.

Komisioni i Veprimtarive ka miratuar këtë draft, por ka propozuar një rritje të afatit nga 3 në 6 muaj për hartimin e rregulloreve dhe akteve nënligjore që do ta shoqërojnë atë.

Përmes këtij ligji, tashmë mund të kërkojnë dëmshpërblim nga kompanitë edhe personat që dëmtohen nga mjetet e pasiguruara, diçka që nuk ka funksionuar deri më tani.

Dëmshpërblim në rast aksidenti në transportin publik përfitojnë edhe pasagjerët me një rritje progresive të tyre , që sipas projektligjit rastet e mbulimit përcaktohen në 2 milionë lekë në rast vdekje, 4 milionë lekë në rast paaftësie të përhershme ëpr punë si dhe në 1 milionë lekë për paaftësi të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji synohet edhe ulja e automjeteve të pasiguruara në qarkullim. Në rast se këto të fundit nuk kanë kryer pagesën për një policë sigurimi, nuk do të mund të bëjnë kolaudimin apo atë që njihet ndryshe si kontrolli teknik i mjeteve.(TCH)

financiare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.