Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Milani ngec në shtesa në Beograd, fitore me “poker” për United e Tottenham

21:00 / February 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Europa League
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 18:55 të Europa League, të vlefshme për raundin e 1/16. Fitore të rëndësishme jashtë fushe për Manchester United, Tottenham dhe Romën, teksa sfida me më shumë gola ishte ajo mes Young Boys dhe Bayer Leverkusen (4-3).

⏰ RESULTS ⏰

Goals, comebacks, drama! 🙌

Best performance was from _______#UEL

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 18, 2021

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Crvena Zvezdës. Kuqezinjtë e Piolit u rikthyen të luajnë pas një kohe të gjatë në Beograd. Një autogol i Radovan Pankov i dhuroi miqve avantazhin në fundin e pjesës së parë.

Crvena barazoi takimin me një penallti të shndërruar në gol nga Kanga (52′), teksa një tjetër penallti u akordua nëntë minuta më vonë, por në krahun tjetër. Theo Hernandez nuk gaboi nga pika e bardhë, teksa vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Rodic (77′).

Pavarësisht inferioritetit numerik, Crvena ia doli të evitojë humbjen falë golit të Radovan Pankov në minutën e tretë shtesë, me qendërmbrojtësin që shleu gabimin e kryer tek autogoli i realizuar.

Manchester United zhvilloi një ndeshje perfekte në fushën e Real Sociedad, rival që e mposhti 0-4. Bruno Fernandez vijon formën e shkëlqyer dhe sot realizoi një dygolësh, teksa Rashford dhe James kompletuan suksesin me “poker” të ekipit të Solskjaer.

Katër gola realizoi edhe Tottenham, që fitoi 1-4 në fushën e Wolfsberger. Son Heung Min, Bale, Lucas dhe Carlos Vinicius shënuan golat e skuadrës së Jose Mourinhos. Pothuajse në raundin tjetër edhe Roma. Verdhekuqtë triumfuan 0-2 përballë Bragës në Portugali, falë golave të Edin Dzeko dhe Boyra Mayoral.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.