Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rrezikojmë katastrofën nga COVID-19”, Meta: Vaksinim selektiv? Tipike për diktatorët

11:26 / February 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta ka rinisur komunikimin e përjavshëm me gazetarët, duke u shprehur se vendi rrezikon katastrofën për shkak të COVID-19, dhe se duhet një plan i qartë dhe i sigurtë për furnizimin e popullsisë me vaksina anti-COVID.

Sipas tij, nga qeveria ka vetëm plane konfuze, të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinimin.

“Ka disa shqetësime që jam përpjekur t’i ndaj vazhdimisht me qeverinë, që kur jemi ndeshur me pandeminë. Së pari, pa një plan të qartë dhe të sigurt të furnizimit me vaksina, vendi rrezikon një katastrofë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Planet konfuze, të ndryshueshme, jo transparente për vaksinimin, njëkohësisht nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mijëra qytetarë të infektuar dhe dhjetëra që për fat të keq po humbin jetën cdo ditë. Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësitë në vaksinimin e popullatës.

Kriteret e ndarjes dhe përzgjedhjes selektive, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen më qendrat spitalore dhe shërbimet pa pajisje, si respiratorë, ventilatorë dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen me mijëra mjekë pa pajisje mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët nën panikun për t’u përballur me pandeminë. Nuk mund të lihen të sëmurët në mëshirë të fatit, që trajtohen në banesë, që nuk iu rimbursohet asgjë. Pa dyshim që është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit, në mbështetje të sektorit të shëndetësisë.

Është për të ardhur keq që u bë gati një vit që janë injoruar të gjitha kërkesat e Presidentit. Cdo gjë është përpjekur të politizohet me improvizime. Disa standarde mund t’i kishim. Padyshim që mbështetja më e madhe duhet të kishte shkuar, përvec shëndetësisë, për bizneset, dhe jo për koncesionet. Nuk kishte asnjë arsye të dyfishoheshin pagesat e koncesioneve, sepse tunelet imagjinare presin, ndërkohë që shëndeti nuk pret, sepse në 14 ditë ose shpëton një qytetar, ose e pëson. Jeta nuk kthehet më. Një rrugë edhe bëhet prapë, një tunel edhe bëhet, por një jetë nuk kthehet më”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.