Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U premtuan martesë dhe shfrytëzuan rumunet për prostitucion, një tjetër i arrestuar

11:33 / February 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 06 09 at 16.46.32
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e shtetit bën të ditur se është vënë në pranga një tjetër person nga operacioni “Premtimi”, duke arrestuar një 26-vjeçar. Mësohet se bashkë me një tjetër person të arrestuar një javë më parë shfrytëzuan për prostitucion dy shtetase rumune duke u premtuar martesë.

Lexo edhe- Shfrytëzuan rumunet për prostitucion në Shqipëri, një i arrestuar dhe një në kërkim

NJOFTIMI

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.