Vaksina antiCOVID-19 e prodhuar nga “Pfizer” dhe “BioNTech” mund të ruhet, gjithashtu, edhe në temperatura më të larta, sipas të dhënave të reja të siguruara sot nga prodhuesit.
“Vaksina mbetet e qëndrueshme për dy javë në temperatura mes minus 25 gradë dhe minus 15 gradë Celsius”, thanë kompanitë në një njoftim për shtyp.
Deri më tani, vaksina është dashur të ruhet në mes minus 80 dhe minus 60 gradë Celsius, duke çuar në zinxhirë të ndërlikuar furnizimi, për t’u siguruar që ajo të mbahej në temperatura mjaft të ulëta.
Kompanitë prodhuese njoftua se të dhënat e reja janë dorëzuar tashmë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për të rregulluar miratimin e saj të urgjencës.
