Një lajm i hidhur vjen ditën e sotme për bluzat e bardha, ku bëhet me dije se ka humbur jetën mjeku i njohur shqiptar, Petro Shamo.
Mjeku Shamo ka mbajtur për disa kohë dhe postin e shefit të spitalit Infektiv në Tiranë. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se ndonëse Shamo për gati 40 vjet ka qenë shef i infektivit, kur u sëmur me Covid nuk kishte vend në spital për të.
Në pamundësi për të marrë shërbimin e nevojshëm në spitalin publik ku shërbeu, familjarët e tij u detyruan ta mjekojnë në spitalin Salus në kryeqytet.

