Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rindërtimi/ Spiropali: 63 shtëpi të reja po rindërtohen në Paskuqan

15:00 / February 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
04
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të procesit të rindërtimit të banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuese Politike e PS, Elisa Spiropali ishte sot në Paskuqan ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e banesës së Qemal Dragoshit.

Familja prej 5 anëtarësh e Qemal Dragoshit është një prej 63 familjeve të zonës, shtëpitë e të cilëve do të rindërtohen nga themelet, më të forta dhe më të sigurta, ndërkohë që vetëm në bashkinë Kamëz do të jenë 20 shkolla e kopshte të reja që do të hapin dyert deri në mbarimin e rindërtimit.

WhatsApp Image 2021 02 20 at 13.36.20 1

Gjatë bisedës me Qemal Dragjoshit, znj. Spiropali u shpreh se vijon puna pa ndërprerje që të dëmtuarit nga tërmeti të mund të futen sa më shpejtë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që vijon mbështetja e qeverisë me bonuse qiraje dhe dëmshpërblime.

“63 shtëpi po ndërtohen vetëm në Paskuqan në fazën e pare. Kryeministri mori vendim historik për të shlyer të gjithë dëmin e tërmetit. Bonuse qeraje. Dëmshpërblime. Shtëpi dhe lagje të reja. Dhe ja ku po i bëjmë; Se janë dhe ata të banaqeve dhe të kanalave që thonë se ku i keni shtëpitë nga mëngjesi në darkë; Ja ku janë shtëpitë”, u shpreh Spiropali.

Edhe më herët, ministrja Spiropali ka deklaruar se tashmë ka nisur puna për rindërtimin nga e para të 4500 njësive individuale të banimit në 11 bashki të vendit, të cilat pësuan dëmet më të mëdha nga fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit. Spiropali ka bërë të ditur se njëherazi në disa bashki po punohet pa ndërprerje edhe për ndërtimin e lagjeve të reja, të cilat janë konceptuar si hapësira moderne urbane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.