Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 10.00 për propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i tyre, Lulzim Basha për djegien e mandateve.
“Dua t’i falënderoj për bashkimin, qëndresën dhe qytetarinë e dëshmuar në protestën më të madhe. Sakrifikuan nga vetja e tyre për ti shërbyer një misioni madhor, çlirimit të qeverisjes nga një grup oligarkësh që kanë marrë peng vendin. Njerëzit që u mblodhën aty përjetojnë qindra probleme halle si ata që nuk patën mundësinë të vijnë”, tha Basha një ditë më parë.
