Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjen më në fund rezultati i bujshëm për koronavirusin që po e priste e gjithë bota

12:25 / February 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6032380e8fd34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech është gati 99 për qind efektive për parandalimin e sëmurjes serioze apo vdekjes si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Izrael, teksa ka ofruar disa të dhëna pas vaksinimit të një pjese të popullsisë.

Izraeli është duke udhëhequr në botë, në garën për vaksinim pasi deri tani një dozë të vaksinës së Pfizer/BioNTech, ua ka dhënë gati gjysmës së popullsisë prej 9 milionë banorëve.Rreth 2.9 milionë banorë izraelitë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se të dhënat kanë treguar se vaksina është 98.9 për qind efektive në parandalim të vdekjes dhe 99.2 për qind efektive kundër sëmurjes serioze, në mesin e atyre që kanë marrë të dyja dozat.

Izraeli po synon të gjithë qytetarët e vet të moshës mbi 16-vjeçare deri në fund të muajit mars.

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Izrael, kryesisht nga prezenca e variantit britanik të koronavirusit.

Mirëpo përmes fushatës së vaksinimit, ky shtet vazhdon të marrë hapa për të dalë nga izolimi i fundit.

Më 21 shkurt, dyqanet, qendrat tregtare, palestrat, disa shkolla të mesme dhe shërbime tjera publike, kanë nisur punën sërish.

Këto zhvillime kanë ndodhur pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar më 20 shkurt planet që parashohin se njerëzit, të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të marrin pjesë në ngjarje kulturore, të udhëtojnë jashtë vendit dhe të vizitojnë palestra dhe restorante.

Natanyahu ka thënë se qeveria nuk mund të mbajë njerëzit larg klinikave mjekësore, farmacive dhe dyqaneve ushqimore.

Mirëpo shërbimet tjera, sipas tij, do t’iu mundësohen vetëm personave që kanë marrë dy doza të vaksinës./ REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, në listë 38 organizata dhe 24 individë

16:13 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.