Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

CDC publikon efektet anësore të vaksinës. Bazohet tek raportimet e njerëzve. Nga 6,994 raportime, 640 ishin serioze

16:23 / February 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinim 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi efektet anësore më të zakonta që kanë raportuar amerikanët, pasi kanë marrë vaksinat e Covid-19 të Pfizer apo Moderna.

Të dhënat janë bazuar tek mesazhet në tekst të dërguara tek agjencia dhe sistemi i raportimeve të efekteve anësore nga Vaksina, që është një program i mbikqyrjes së sigurisë.  Analiza përdori të dhëna nga muaji i parë i vaksinimit, mes 14 Dhjetorit dhe 13 janarit, kur u adminstruan mbi 13.7 milionë doza. Agjencia deklaroi se kishte 6,994 raporte të efekteve anësore pas vaksinimit, përfshirë 6,354 që klasifikoheshin si jo serioze dhe 640 si serioze,  ku përfshheshin 113 vdekje. Mosha mesatare e të vaksinuarve ishte 42, sipas të dhënave, dhe shumica e efekteve anësore kishin ndodhur tek gratë.  Efektet më të zakonta ishin dhimbje koke, lodhje, marrje mendsh, ethe dhe të përziera.  CDC deklaroi se njerëzit kanë raportuar gjithashtu dhimbje muskujsh, temperaturë, dhimbje të kyçeve dhe tek zona e injektimit.  Për vaksinën e Pfizer, reagimet ishin më të shpeshta pas dozës së dytë, krahasuar me të parën.  Norma e raportuar e temperaturës dhe etheve ishte mbi 4 herë më e madhe pas dozës së dytë, se të parës.  Kishte 46 raportime të anafilaksis, një reagim i fortë alergjik i rrezikshëm edhe për jetën, tek ata që morën vaksinën e Pfizer dhe 16 raste nga Moderna. Agjencia theksoi se shpeshtësia e reagimit alergjik ishte në të njëjtin varg me raportimet nga vaksina e gripit. Nga 113 vdekje të raportuara, 2/3 ndodhën në njësitë e kujdesit afat-gjatë, sipas agjencisë. Ekspertët mjekësorë thanë se efektet anësore të vaksinave janë të zakonshme dhe një tregues se injeksioni po funksionon si ç’duhet.  Shumë mjekë po këshillojnë publikun që të përgatiten për efekte anësore më të forta se zakonisht nga vaksinat e Covid-19, sidomos pas dozës së dytë.  Pfizer dhe Moderna kanë pranuar se vaksinat e tyre mund të shkaktojnë efekte që janë të ngjashme me simptomat e Covidit të butë, si dhimbje muskujsh, ethe dhe dhimbje koke.  Pavarësisht se efektet janë të besdisshme, mjekët thonë se vaksinat janë të sigurta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.