Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Goditën me sende të forta një person në lokal, pranga bashkëpunëtorit

09:02 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person është vënë në pranga për dhunimin në lokal të një të riu ndërsa autori nuk është kapur ende.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Fushë-Krujë më 17 shkurt, ndërsa autori mësohet se nuk është arrestuar ende.

Bëhet fjalë për shtetasin Geart Bakalli, i cili akuzohet se ka fshehu mjetin e përdorur nga autorët (send i fortë). Ndërkohë, në kërkim është shpallur autori kryesor i ngjarjes, Gazment Kusta.

Lexo edhe –Rrahën barbarisht të riun në lokal, shoqërohen disa persona

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.02.2021, në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas.
Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalohet dhe një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.
Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.