Pas përfundimit të mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe deklaratave të Presidentit Meta dhe tha se ai nuk është në lartësinë e detyrës së tij teksa gjithë ditën bën propagandë kundër qeverisë.
“Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta po është praktikisht nën çdo nivel të justifikueshëm dhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë që flet me një gjuhë rruge që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, që e ka vënë zyrën e rojtarit të Kushtetutës në dispozicion të ndërmarrjes që formalisht e menaxhon e shoqja dhe që çdo ditë humbet nivel në raporti me detyrën nuk ka nevojë që ta komentoj unë se të gjithë e shohin, e kuptojnë e ndjejnë dhe të gjithë duhet ta dënojnë jam i bindur më 25 prill, sepse është përtej çdo lloj mundësie për ta justifikuar”, tha ai më tej.
