Një 90-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi pasi shtëpia e tij u përfsh nga flakët në Finiq të Sarandës.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se i moshuari ishte i vetëm në banesë në momentin kur ka rënë zjarri i cili paraprakisht dyshohet të ketë qenë aksidental.
NJOFTIMI I PLOTE
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
