Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Na mori inat se ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar”, gruaja tregon peripecitë me kunatin

13:05 / February 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emision 731x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ethet e pronës kanë sjellë konflikte të ashpra në vendin tonë, të cilat vijojnë për vite me radhë dhe jo rrallë herë sjellin edhe fatalitete. I tillë është edhe rasti i 39 vjeçares nga fshati Dushk i Belshit, e cila do të jetë pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24.

39 vjeçarja u martua në një familje me tradita ku pleqëroi prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje nga ata mori trashëgimi shtëpinë e tyre. Por kur u bënë vetëm 4 vjet nga ndarja nga jeta e vjehrrit kunati pretendon një pjesë të shtëpisë. Në një situatë normale për këtë çështje duhet të shprehej gjykata, por kjo nuk po ndodh në këtë familje. Kunati 44 vjeçar e kërcënon dhe ofendon madje edhe brenda shtëpisë së saj. Çështja ka përfunduar në gjykatë ku 39 vjeçarja ka përfituar urdhër mbrojtje për 1 vit.

“Nuk doja kurrë të mbërrija këtu, por s’kam rrugë tjetër. Më ka trembur fëmijët”,- thotë gruaja.

Evis Ahmeti: Vetëm njëri nga fëmijët e vjehrrit kërkon shtëpinë?

Gruaja: Po. Vjehrri në fillim rrinte me kunatin. Ata e lanë në mes të rrugës. Unë u përkujdesa. Ata asnjë kafe si dhanë. Ai më ishte mirënjohës. Më tha sa të mbyll sytë do rri me ty. Unë e kam pleqëruar, e kam trajtuar si babain tim. Kur vdiq vjehrri në të 40-tat i thashë kunatit që të ndajmë pasurinë. Ai kërkoi vetëm 3 dynym tokë dhe asgjë tjetër sepse tha ti e pleqërove. Në atë kohë ishte në Itali. Më pas nisën problemet. Ka ardhur dhe në darkë në shtëpi dhe më tha që do bëjë një mur në mes të oborrit. I thashë mos e bëj pa ardhur burri im. Vjet nisi sherri i madh. Erdhi dhe preu korentin. I thashë të sqarohemi por nuk më dëgjoi. Ka kërkuar të më nxjerrë mobiljet jashtë shtëpisë.

Evis Ahmeti: A e dinte ai testamentin?

Gruaja: Po e dinte. Të gjithë fëmijët e dinin dhe e pranuan që vjehrri na i fali ne shtëpinë. Kunati ka shtëpinë e tij, por sërish dëshiron gjysmën e shtëpisë time.

Evis Ahmeti: Pse kunati e ka konfliktin me ty dhe jo me të vëllanë?

Gruaja: Sepse burri im është emigrant pa dokumente. Mua më thotë ti nuk ke burrë. Ai nuk flet me burrin tim. Na mori inat sepse ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar. Ai ka vetëm 3 vajza. Mi ka bërë fëmijët me tension. Më ka thyer xhamat e shtëpisë. Nuk është jetë kjo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.