Vrasja e Hekuran Billës ka tronditur opinionin publik. Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë. Prokuroria ka bërë me dije se është zgjeruar rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës.
Prokuroria ka marrë kampionet e AND-së të një personi të burgosur i cili dyshohet si i përfshirë në ngjarje.
Dyshimet janë krijuar pas përftimit të një gjurme ADN në një nga automjetet e përdorura në vrasjes.
Në lidhje me këtë material gjenetik prokuroria ka marrë kampione krahasuese nga të dyshuarit e arrestuar Viktor Marku dhe Sebastian Mali, por edhe të një personi të tretë, që aktualisht ndodhet në burgun e Reçit në Shkodër.
Sipas burimeve pranë prokurorisë, ai dyshohet të ketë qenë i lirë në kohën e krimit dhe mund të ketë qenë pjesëmarrës në vrasje. Për këtë shkak, do të bëhet krahasimi i profilit të ADN-së së tij dhe gjurmës së gjetur në automjet.
