Skënder Brataj shprehet se do të ishte pro marrjes së një vendimi për kufizim të shërbimeve në lokale dhe restorante, duke i lënë vetëm në shërbime shpërndarje, ose siç quhet ndryshe delivery.
Në emisionin Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja, Brataj theksoi se “personalisht mendoj se këto ambiente ndikojnë në përhapjen e virusit Covid. Në Itali kamë qenë këto gjashtë muaj dhe lokalet dhe restorantet kanë pasur shërbime delivery. Shqiptarët janë mësuar me mënyra të tjera, por duhet të përshtaten me situatat tjera”.
Sa i përket nëse do të ketë një orar tjetër mbylljeje, Brataj shtoi se ka pasur vende që e kanë mbyllur më herët në ora 18:00, por kjo situatë do të shihet në ditët në vijim.
Komiteti Tenkik po ndjek nga afër situatën e Covid dhe brenda 2-3 ditëve pritet të japë qëndrimin e ri, duke u mbështetur te raportet e vlerësimit të dhëna nga këto masa të reja që u morën, ku kufizimet ishin nga ora 06:00 deri në ora 20:00.