Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të heqë dorë Basha nga dekriminalizimi duke kandiduar Kapllanajn e Mallakastrës?

18:55 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kapllanaj 640x359 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partitë politike vijojnë që të shkelin masat anti-covid. Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili pretendon që të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PD-së ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook pamjet e një kronike nga një takim me naftëtarët, pjesë e të cilit ishte edhe Enkelejd Alibeaj, drejtues politik i partisë më të madhe në opozitë në qarkun e Fierit.

Në ambientin ku Agron Kapllanaj ka zhvilluar takimin duket qartë se janë më shumë se 10 persona, të cilët qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin dhe shumica janë pa maskë. Por kush është ish-kryetari i bashkisë që kërkon të bëhet deputet? Agron Kapllanaj fitoi zgjedhjet e 2015 duke e drejtuar bashkinë e Mallakastrës deri në 2019, por në 2017 mandati i tij ishte në “fije të perit”.

Procesi i dekriminalizmit, të cilin e nisi partia Demokratike i zbuloi një pjesë të “errët” të së shkuarës, një dënim në Itali. Në 2017 partia Socialiste i kërkoi KQZ që t’i ndërpriste mandatin Kapllanajt, por anëtarët e PD-LSI e shpëtuan duke votuar kundër kërkesës së shumicës socialiste. Socialistët pretendonin se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”. Por cfarë thoshte ai asokohe?

“Në 1995 kam blerë një makinë. Kam rënë viktimë e një mashtruesi. Gjatë udhëtimit me makinë më ka ndaluar policia e cila ka konstatuar se makina qenë e vjedhur. Më kanë shoqëruar në komisariatin e policisë rrugore ku më kanë mbajtur disa orë dhe më kanë sekuestruar makinën dhe më kanë lënë të lirë. Nga korriku 1995 deri në 2015 unë s’kam ditur gjë si ka vijuar procesi.

Kam hyrë dhe dalë normalisht në Itali pa asnjë lloj problemi. Unë ju kam kërkuar nëse më është ndaluar ndonjëherë hyrja dhe përgjigja ka qenë negative. Kaq është historia ime, është e thjeshtë” tha ai asokohe, ndërsa tashmë fjalën e ka Lulzim Basha nëse do ta bëjë pjesë të listës, për t’u dhënë “ushqim” socialisteve për të rikthyer debatin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026

Rama dënon gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, ndan mesazhin e zyrtarit amerikan: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet!

15:39 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.