Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama apel bizneseve: Mos ua hapni politikanëve dyert e lokaleve se ju gjobiteni deri në mbyllje! Presidenti i pari që jep shembull negativ

20:23 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta lokal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sonte një bashkëbisedim me gazetarët, përpara se të mbërrinte një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer.

Pyetjes lidhur me gjobat që kanë marrë politikanët pasi kanë organizuar takime me mbi 10 persona, Rama tha se fajin të parët e kanë ata që u hapin politikanëve dyert e lokalit, pasi në fund të ditës ata gjobiten, madje mund t’ju mbyllet edhe biznesi.

Sipas Ramës, është fatkeqësi që i pari që jep shembull negativ është Presidenti Ilir Meta.

Pyetje: Ju e keni cilësuar si kriminale mbledhjen e politikanëve në ambiente të mbyllura, janë vënë gjoba, mirëpo takimet vijojnë. A mendoni se duhet të ashpërsohet masa ndaj këtyre politikanëve?

Rama: Unë mendoj që ata të cilët ua hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve, nuk duhet t’i hapin dyert se janë ata që paguajnë, që dëmtohen që rrëzikojnë t’i mbyllet biznesi fare. Kur mendon që presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues, është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi. Në djall vafshin të gjitha. Personalisht nuk bëj në asnjë moment kapërcime të kësaj vije. Se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj hapësire shumë të ngushtë njerëzlliku, që forcat politike të merren vesh se çfarë dhe si do ja bëjmë deri në 25 prill. Se çdo shtrëngim masash do interpretohet si diktaturë e Ramës për të kufizuar mundësitë e opozitës. Për masa të reja më shtrënguese duhet pyetur ekspertët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.